
Një mësim besimi, pasioni dhe sportiviteti i madh. Duartrokitjet dhe brohoritjet e popullit të verdhezinjve në “Signal Iduna Park” janë mallëngjyese dhe drithëruese.
Në momentin më të vështirë dhe më të ashpër, kur dhimbja e humbjes është një gur në zemër, tifozët e Borusias së Dortmundit mblidhen rreth ekipit që humbi në shtëpi, ndaj Maincit, mundësinë për të thyer dominimin e Bajernit dhe për t’u kthyer përfundimisht te suksesi në Bundesligë.
Ishte e tmerrshme. E pabesueshme. Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë një fund të tillë? Ferr, Parajsë dhe pastaj përsëri në Ferr.
Borusia ra në fund kur, pavarësisht se rezultati ishte 1-2, kishte shijuar fitoren e “titullit” për shkak të lajmit që erdhi nga Këlni: barazimi me një penallti u duk si një dënim për bavarezët, por një gol i Musialës shembi ëndrrën verdhezi.
♾️ „Und wir werden immer Borussen sein, es gibt nie nie nie einen anderen Verein…“ pic.twitter.com/1CQe0Me6a2
— Borussia Dortmund (@BVB) May 27, 2023
Barazimi i Bajernit do ta kishte shpërblyer Borusian, por ai gol i dytë shkatërroi gjithçka. Brenda një kohe të shkurtër u kalua nga drama e shmangur te rënia më katastrofike.
Që pasditja ishte disi e shënuar nga fati, u kuptua kur Haler, autori i dygolëshit një javë më parë kishte ndihmuar Borusian të merrte kreun e renditjes, humbi penalltinë e barazimit.
“Fati” ishte tallur edhe me atë që ishte rikthyer në fushë, pasi u shërua nga një tumor dhe u përball me trajtime që vunë në provë fizikun e tij.
Ai ishte shtrirë në tokë për disa çaste, me bark dhe fytyrë të shtypur mbi bar, me këmbët dhe krahët të hapura sikur të ishte zhveshur, sikur të ishte dërrmuar nga një ndjenjë faji që kishte humbur një mundësi të tillë.
????Edin Terzic ve takımı sarı duvar önünde ağlıyor???? pic.twitter.com/tRZkiEvAqO
— Tivibu Spor (@tivibuspor) May 27, 2023
Pjesa e dytë ishte një makth me sy hapur. Nuk ka asnjë përkufizim tjetër për të shpjeguar atë që ndodhi në Dortmund. Dhe kur arbitri i ndeshjes mbylli ndeshjen dhimbja ishte e madhe. Borusia arriti të barazonte (2-2), por titulli i shpëtoi nga duart.
Lojtarët, të shkatërruar, shpërthyen në lot. Pikërisht në atë moment përplasjet e duarve dhe koret inkurajuese pushtuan me dashuri ekipin e pikëlluar.
Trajneri Terziç mezi i mbajti lotët. Atij i dha zemër gjesti i bukur i tifozerisë ultras dhe i një stadiumi të tërë: 81,000 spektatorë që kënduan njëzëri për skuadrën e mundur. Në të mirë apo në të keq “do të jemi gjithmonë Borusia…”, ishte klithma e murit të verdhë. Sa bukur, me të vërtetë.
Lini një Përgjigje