
Bajerni u shpall kampion në Bundesligë për të 11 vit radhazi dhe për të 33 herë në histori.
Fitorja dramatike në frymën e fundit përballë Këlnit dhe barazimi i Dortmundit kundër Maincit, bënë që skuadra e Tuhel të ngrinte sërish trofeun.
Gjithsesi, duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar dy drejtuesit e Bajernit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç.
Siç bën me dije “Bild”, të dy ata janë shkarkuar menjëherë nga bordi drejtues, pas rezultateve zhgënjyese të ekipit.
Uli Hënes dhe Karl-Heinc Rumenige janë kthyer në vendet drejtuese. Epoka e re e Bajernit po ngjan shumë me të vjetrën.
View this post on Instagram
“Kahn dhe Brazzo jashtë! Fillimi i plotë i ri te Bajerni. Dresen merr përsipër detyrën si CEO, pasuesi i Salihamixhiç është ende duke u kërkuar. Hënes, Rumenige tani rikthehen në krye”, shkruan Koh.
Kahn UND Brazzo raus! Kompletter Neuanfang beim FC Bayern. Dreesen übernimmt als CEO, der Nachfolger für Salihamidzic wird noch gesucht. Hoeneß, Rummenigge nun wieder am Ruder - wie berichtet. #FCBayern @Abendzeitung
— Maximilian Koch (@_kochmaximilian) May 27, 2023
Mund të shihet ndryshimi i shprehjes së Salihamixhiç pas pjesës së parë, pasi ai mund ta ketë ditur për shkarkimin. Nëse ky raport është i vërtetë, atëherë ai largohet me një rekord relativisht të përzier si drejtor sportiv.
Tripleta u fitua më shumë nga blerjet e tij dhe ai ishte personalisht përgjegjës për marrjen e Jamal Musialas nga Çelsi, i cili shënoi golin e fitores së titullit në Bundesligë këtë sezon.
Ndërkohë, Oliver Kahn nuk do të shihet aspak me sy të mirë. Duke qenë arkitekti kryesor i shkarkimit të Nagelsman dhe marrjes së Tomas Tuhel, shumë e shohin atë si arsyen e sezonit zhgënjyes të Bajernit të Mynihut.
- @BILD confirm that both Kahn and Salihamidžić have been dismissed. Dreesen will be the new CEO pic.twitter.com/i0oD0rNxH3
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) May 27, 2023
Lini një Përgjigje