TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 17:36

Kryevepër bavareze në javën e fundit, Bajerni kampion për herë të 33 pas gafës së Dortmundit, verdhezinjtë i bëjnë “gropën” vetes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kryevepër bavareze në javën e fundit, Bajerni kampion për

Bajerni i Mynihut ka fituar titullin e 33 të Bundesligës në historinë e klubit. Java e fundit e kampionatit vendosi fatin e sezonit, teksa shpresat për bavarezët ishin të pakta, pasi duhej të shpresonin që rivalët e përjetshëm të Dortmundit të mos triumfonin.

Bajerni mundi 1-2 Këlnin në transfertë dhe festa ishte e ligjshme pas barazimit 2-2 të Dortmund itndaj Maincit.

Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me 71 pikë dhe trofeun e Bundesligës në xhep. Skuadra ka shënuar 91 gola në këtë kampionat dhe ka pësuar 37.

Lot dhe dëshpërim i madh te Dortmundi, që për t’u rikthyer te titulli do duhet të presë sërish. Sa i takon sfidës së barazuar 2-2 ndaj Maincit, takimi ishte mjaft emocionues.

Mysafirët gjetën golin në minutën e 15 me Olsen. Skuadra vendase mund të vendoste ekuilibrat pas 4 minutash me Haler, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të besuarit e Svenson dyfishuan shifrat me Onisivo në minutën e 24, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.

Goli i shpresës për Rojs me shokë erdhi në minutën e 70 nga Guerreiro, por tepër vonë, pasi nuk mjaftoi as goli i Shyle në fund. Pavarësisht se stadiumi “Signal Iduna Park” ishte i tejmbushur me tifozë, Dortmundi zhgënjeu totalisht (vendi i dytë, 70 pikë), duke humbur mundësinë për të fituar titullin në javën e fundit.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje