TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 19:38

“Ma ndaluan të shkoja në Këln”, Oliver Kahn shpërthen pas shkarkimit nga Bajerni i Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

“Ma ndaluan të shkoja në Këln”, Oliver Kahn

Pas fitimit të titullit në mënyrë epike, Bajerni shkarkoi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç nga rolet e tyre drejtuese.

Duket se ish-portieri nuk e ka pritur mirë këtë vendim, edhe pse kjo gjë diskutohej prej javësh.

Me anë të një interviste, Kahn u shpreh: “Plani im ishte të shkoja në Këln dhe sigurisht të festoja titullin me skuadrën, por ma ndaluan”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Bajerni e ka zëvendësuar Kahnin me Jan-Kristian Dresen, ndërsa për rolin e Brazos, bordi është duke vendosur për një drejtues të ri.

oliver kahn bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje