
Ka përfunduar pjesa e parë e super sfidës Partizani-Tirana, e vlefshme për javën e 24 të superiores. “Të kuqtë” morën avantazhin që në minutën e 20-të me anë të nigerianit “Mba”.
Pas golit të parë Tirana duket se ndezi motorët dhe u nis në kërkim të golit të barazimit, ku pati dhe disa raste të pastra për shënim por pa sukses.
Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 41-të ku Tiranës ju anulua një penallti. Pas një topi në zonë, Hadroj largoi topin në një dyluftim me Patrik dhe gjyqtari bëri me shenjë nga pika e bardhë pas rrëzimit të brazilianit.
Por 11-metërshi u anulua pasi kryesori Xhaja ju drejtua sistemit VAR dhe vendosi anulimin e vendimit.
Pjesa e parë u mbyl me shifrat 1-0, por të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje të bukur, ndërkohë që nga ajo që pamë në 45-minutëshin e parë, pjesa e dytë do të jetë një spektakël i vërtetë.
Lini një Përgjigje