
Rafel Leao është një nga lojtarët më të spikatur te Milani dhe kuqezinjtë nuk duan ta humbasin, por situata sa vjen dhe bëhet më e vështirë.
Paolo Maldini prej kohësh po punon për rinovimin e kontratës me 23-vjeçarin, të cilit i përfundon në vitin 2024, me shqetësimin që po rritet te “kuqezinjtë” pas ofertave të shumta që po vijnë për talentin 23-vjeçarë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Real Madrid. Madrilenët e ndjekin prej kohësh portugezin dhe do të provojnë ta afrojnë në verë. Një ofertë nga gjigandët e Realit do ta vështirësonte vërtetë punën për Milanin që të mbajë Leaon në skuadër.
Kontrata e ulët e ofruar nga Milani ka qenë një nga problemet kryesore për mos rinovimin e kontratës, por me futjen e skuadrave si Chelsea dhe Real Madrid në lojë për të cilët shifrat nuk janë problem, “kuqezinjtë” duhet të vrapojnë të mbyllin një marrëveshje.
Lini një Përgjigje