
Partizani dhe Tirana do të përballen sot në derbin e 169-të të kryeqytetit. Dy skuadrat në aventurën e tyre këtë sezon janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të renditjes.
Por cilat janë statistikat e përballjeve të tyre?
Gjithsej dy klubet janë përballur 168 herë që nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë Kupën dhe kampionatin.
Nga 168 përballje bilancin më pozitiv e mban Partizani me plot 69 fitore, kundrejt 47 fitoreve që ka Tirana, ndërsa 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Sa i takon golave të shënuar në debri, sërish Partizani është fitues me 226 gola të shënuar, përkundrejt 183 të bardhebluve.
Rezultatet me të thella mes dy skuadrave datojnë gjatë takimi të parë mes Tiranës dhe Partizanit, të është luajtur më 30 mars 1947, ku “Demat” e kuq fitonin 8-0.
Nga ana tjetër fitorja me e thellë e Tiranës në derbi daton më 22 shtator 1985, ku mundi 7-3 Partizanin, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
Kush do ti përmirësojë statistikat mbrëmjen e sotme, gjithçka mbetet për tu parë.
Lini një Përgjigje