TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2023, 17:20

Nisin "ethet" e derbit Partizani-Tirana/ Thirrje, flakadanë e shashka, tifozët ndezin kryeqytetin

Shkruar nga Pamfleti

Nisin "ethet" e derbit Partizani-Tirana/ Thirrje, flakadanë e

Derbi i kryeqytetit mbetet një nga sfidat më unike, të futbollit shqiptar. Derbi i tretë sezonal vjen me një shije të veçantë, është shumë i rëndësishëm për objektivin titull.

Si gjithnjë ata që nuk zhgënjejnë në derbi janë tifozët. Edhe në këtë sfidë pritet një atmosferë e nxehtë pasi bëhet e ditur se deri në këto momente janë shitur afro 11 mijë bileta po pritet të ketë deri në 15 mijë tifozë.

Tifo grupet respektive kanë dalë rrugëve të Tiranës dhe kanë ndezur atmosferën me thirrje dhe shashka, si paralajmërim i një sfidë të nxehtë që pritet të fillojë në orën 19:00


Tirana vjen më e qetë në këtë derbi, pasi ka 3 pikë më shumë se Partizani dhe një ndeshje më pak. Në letër “Bardhe blutë” mund të luaj edhe për të dy rezultatet, por një sfidë derbi nuk luhet, por fitohet, pasi është e vështirë të bësh llogari. Pas humbjes së pësuar përballë Teutës, Tirana gjeti “shërim” në Kupë duke fituar përballë Kastriotit me rezultatin 4-1.

Në një situatë jo shumë të përshtatshme ndodhet Partizani, ky është një derbi ku vlen vetëm fitorja. Nëse të kuqtë dëshirojnë të qëndrojnë në “vallen e titullit”, duhet të mposhtin Tiranën ashtu siç bënë në derbin e fundit. Të kuqtë vijnë pas një humbje të rëndë në Kupë përballë Vllaznisë, një disfatë që vendosi në dyshim vazhdimësinë e Colella-s. “Demat” vijnë të plotë në këtë përballje, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit.

 

derbi partizani-tirana tifozët

Lini një Përgjigje