TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2025, 12:47

CIES ia “dhuron” Topin e Artë Yamalit, Dembele i shtati në renditje

Shkruar nga Pamfleti
CIES ia “dhuron” Topin e Artë Yamalit, Dembele i shtati në
Lamine Yamal

Sonte do të zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025.

Kandidatët kryesorë janë, Ousmane Dembele, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në dhe Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës.

Derisa pritshmëritë po rriten para ceremonisë, Observatori i Futbollit – CIES e ka zbuluar klasifikimin e tij të 100 futbollistëve më të mirë duke u bazuar në kriteret e statistikave, duke i analizuar paraqitjet në gjashtë hapësira të lojës, angazhimin në fushë, nivelin sportiv dhe rezultatet në ndeshjet e zhvilluara, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas analizave të CIES, është Lamine Yamal ai që e mbulon kreun duke e demonstruar një ndikim të vazhdueshëm dhe të kompletuar gjatë një viti.

Menjëherë pas tij gjenden Kylian Mbappé i Real Madridit dhe Pedri i Barcelonës, derisa Virgil van Dijk, Michael Olise e Mohamed Salah e shohin veten përpara Dembélé, i cili ka përfunduar veç në vendin e shtatë, ndonëse është njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë.

Analizat dhe statistikat e CIES ofrojnë një kuadër objektiv të paraqitjeve individuale, por zgjedhja finale e Topit të Artë i merr për bazë edhe faktorët si impakti në momentet vendimtare dhe mirënjohja ndërkombëtare.

Për këtë, përkundër faktit se statistikat e shpërblejnë Yamalin, Dembele mbetet favorit numër 1, në ceremoninë që do të mbahet sonte në Paris të Francës. 

lamine yamal lamine yamal ballon d'or

Lini një Përgjigje