TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 21:40

Bëri shqiponjën në "Euro 2024", serbëve nuk iu del inati me gazetarin nga Kosova: Arlind Sadiku spiunoi lojtarët tanë

Shkruar nga Pamfleti

Bëri shqiponjën në "Euro 2024", serbëve nuk iu del

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut në stadiumin “Arena Kombëtare” për të bërë stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

Seanca stërvitore ishte e hapur për median për 15 minuta dhe gazetari i njohur shqiptar Arlind Sadiku nga Kosova ishte gjithashtu i pranishëm në tribuna.

Sadiku ishte i pranishëm edhe në konferencën për shtyp të përfaqësueses serbe. Kjo për serbët nuk duket normale, ndërsa media serbe “Kurir” e quan një skandal.

“Le t’ju kujtojmë se Sadiku u nxor jashtë stadiumit në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar kur bëri një simbol të shqiponjës me dy koka me duart e tij, duke provokuar tifozët serbë. Ishte një skandal i paprecedentë, jashtëzakonisht i panevojshëm në atë moment, UEFA e sanksionoi atë, siç pritej”, shkruan “Kurir”.

Lini një Përgjigje