
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet në Tiranën të shtunën më 7 qershor.
Tekniku kuqezi foli edhe për interesimin e lartë, duke thënë se ka dëgjuar për 800 mijë kërkesa, ndërsa shtoi se do të donte ta sillte edhe babain e tij nga Brazili, por është shumë larg.
“Është një ndeshje ndryshe. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje në asketin sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë dhe trajnerë të mirë. Uroj ta shijojmë. Kam dëgjuar se ka pasur mbi 800 mijë kërkesa dhe janë me fat ata që do të jenë në stadium. Unë doja të sillja edhe babain tim nga Brazili, por ishte shumë gjatë.
Unë kam luajtur në ndeshje të mëdha dhe që kanë pasur peshë e përgjegjësi të madhe. E kam bërë këtë, por para 15 vitesh, kur ishte më e lehtë, sepse nuk kishte aq shumë rrjete sociale. Mesazhi është që të japin gjithçka në fushë”, u shpreh Silvinjo.
Lini një Përgjigje