TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 19:06

Bashkëshortja me origjinë serbe, Gjimshiti ‘irritohet’ me gazetarët: Nuk kam ardhur këtu për çështje personale

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshortja me origjinë serbe, Gjimshiti ‘irritohet’ me

Trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti dolën sot në konferencë shtypi për ndeshjen me Serbinë. Gjimshiti i u “bombardua” me shumë pyetje, si për njohjet me lojtarët serbë, si për faktin se bashkëshortja e tij është serbe.

"Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll", tha ai.

Gjimshiti tha se ka folur me Samardziçin, teks sa i takon pyetjes për bashkëshorten tha se është pyetje për jetën personale dhe jo për futbollin, prandaj kërkoi që fokusi të mos jetë aty.

Normalisht që ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por nesër duhet të fokusohemi te futbolli. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tre pikët.

Mesazhi që mund të japim është paraqitja jonë në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë mirë kundërshtarin dhe të bëjmë gati lojën tonë. Besoj se jemi të përgatitur.

Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë. Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. Por i gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi te i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek.

Nuk kam ardhur këtu të përgjigjem për jetën time private. Jam këtu vetëm për futboll. Nesër do luajmë futboll, jo jeta personale e Gjimshitit. Kështu që e lëmë vetëm për futboll”, tha ndër të tjera Gjimshiti.

 

Lini një Përgjigje