TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2023, 20:55

Barcelona merr fitoren e 3 radhazi dhe “blindon“ kreun e grupit, Hysaj me shokë të pafuqishëm përballë uraganit holandez

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona merr fitoren e 3 radhazi dhe “blindon“ kreun e grupit,

Barcelona ka fituar ndaj Shakhtar Donjetckut në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Një sukses 2-1, në një “betejë” mjaft emocionuese. Në minutat e para mysafirët ukrainas rezistuan mjaft mirë, madje provuan të befasonin kundërshtarin edhe me kundërsulme.

Gjithsesi, katalanasit zhbllokuan takimin në minutën e 28. Një goditje e bukur e Torres shkoi pas shpinës së Riznik, por VAR-i ndërhyri dhe për konfirmimin e golit, u nevojit ndërhyrja e teknologjisë. Arbitri sllovak Kruzliak legjitimoi festën e tifozëve, të cilët kishin ardhur në “Estadio Olímpico” për të ndjekur skuadrën e zemrës. Brenda pjesës së parë, të besuarit e Çavit dyfishuan me Fermin Lopez. Për Lopez ishte goli i tij i parë në kompeticionin më të madh për klube. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, një asist magjik nxori blof mbrojtjen e Barcelonës, me Sudakov që ia doli të ngushtonte shifrat.

Spanjollët u hodhën në sulm për të siguruar 3 pikët. Fillimisht ishte një shtyllë që “tronditi” portën  e Shakhtar, e më pas një gol i anuluar i Barcelonës. Me këtë rezultat, Barcelona koleksionon 9 pikë në 3 ndeshje dhe është në vendin e parë. Shakhtari renditet në vendin e 3 me 3 pikë.

Në grupin E, mbrëmje për t’u harruar për Lacion. Italianët e drejtuar nga Mauricio Sarri pësuan disfatë 3-1 në Roterdam nga Fehnordin. Elseid Hysaj me shokë ishin të pafuqishëm përballë uraganit holandez, me këta të fundit që triumfuan falë dopietës së Gimenez dhe golit të Zerroukit.

Goli i Pedros erdhi vetëm në fund. Sa i takon situatës në grup, lacialët janë në vendin e 3 me 4 pikë, ndërsa Feyenordi kryeson me 6 pikë.

barcelona shakhtar donjetsk lacio fejnord champions league

Lini një Përgjigje