
Barcelona ka triumfuar me “poker” 4-0 ndaj Getafes, ndeshje e vlefshme për javën e 26 të La Ligës. Me këto 3 pikë, blaugranasit i marrin vendin e dytë Xhironës, që ka 1 ndeshje më pak të luajtur.
Ndeshja u zhbllokua nga Rafinja në minutën e 20, ndërsa golat e tjerë të katalanasve erdhën në pjesën e dytë me Zhoao Feliks në minutën e 53, De Jong 8 minuta më vonë dhe Ferman Lopez në fundin e ndeshjes.
Ndeshje speciale për Ilkai Gyndogan, që është bërë lojtari i parë në pesë kampionatet kryesore të Europës që arrin në 100 raste të krijuara në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Sfidën e radhës katalanasit e luajnë në transfertë kundër Atletik Bilbao.
Lini një Përgjigje