
Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy barazime ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Kuqezinjtë arritën objektivin për t’u kualifikuar në Europian, madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.
Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kanë humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59, tashmë mbajnë vendin e 62.

Nga ana tjetër, ajo që përfiton plot katër pozicione është Kosova. “Dardanët” në nëntor fituan me Izraelin, barazuan me Zvicrën dhe humbën me Bjellorusinë. Kështu, Kosova nga vendi i 105, tashmë ka kaluar në vendin e 101.

Ndërkohë, nuk ndryshon klasifikimi sa i takon kryesuesve të listës, teksa vendi i parë mbetet pronë e Argjentinës që ndiqet nga Franca dhe Anglia. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia.
The latest #FIFARanking is here! ????
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 30, 2023
Tap the table to read more.
Lini një Përgjigje