
Atletiko e Madridit ka marrë fitoren e 4 radhazi, pasi ka fituar 3-1 ndaj Levantes në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 12 të La Ligës. “Los Kolçoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 11, falë një autogoli të Dela, pas një topi të futur në zonë nga Pablo Barriosh.
Miqtë barazuan shpejt shifrat me golin e shënuar me kokë nga Manu Sançez në minutën e 21, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas një krosimi nga këndi dhe u la plotësisht i lirë nga mbrojtësit e Atletikos.
Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 60, ku Antoni Grizman e pati fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Markos Lorente.
Në minutën e 80, ishte sërish Grizman që gjeti golin dhe vulosi fitoren 3-1. Pas kësaj fitoreje, Atletiko e Madridit ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, Levante mbetet në vendin e 17 me 9 pikë.
Lini një Përgjigje