TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 18:20

Vetëm 25 minutat e fundit në fushën e lojës, Armando Broja “fik“ skuadrën angleze (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 25 minutat e fundit në fushën e lojës, Armando Broja

Bërnli është mposhtur në transfertë nga Uest Hemi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Premier Ligës. Sfida e zhvilluar në “London Stadium”, përfundoi 3-2 në favor të vendasve.

Sfida ishte me rezultatin e barabartë 1-1, deri në momentin që Broja u fut në fushën e lojës. Por, sapo hyri ai, në minutën e 71, duket se ishte një “ogur” i keq për të tijtë. Ekipi i Bërnlit pësoi dy gola, duke marrë një humbje të hidhur.

Përsa i përket performancës së sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ai ishte në hije për 25 minuta, duke ndikuar vetëm “për keq” te Bërnli. Broja nuk regjistroi asnjë goditje, qoftë edhe jashtë porte.

Nota ishte tepër e ulët për sulmuesin shqiptar, 6.4 duke mos mundur që të bjerë në sy të trajnerit Parker. Kjo performancë e Brojës “ftoh” edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi pas pak ditësh sulmuesi do të grumbullohet për t’u përballur me Andorrën dhe Anglinë.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

3 Komente

  1. B
    Beci alb

    Po nuk esht broja per sulmus kombetare de bjazi nuk e grumbulloj kot ne komtare se nuk ja vlente dhe celsi prandaj e hoqi prej ekipit

    1. F
      Filani

      Broja nuk ka qene nuk eshte dhe nuk dote jete asnjehere futbollist.Ai luan futboll medioker.Do qe ti tribloje te gjithe dhe te beje gol.Ai nuk eshte Vinicius.

      1. N
        Noka

        Shume I sakte.Broja kurre nuk bahet futbollist.me mire te shikoj nje pune Hanalei.

      Lini një Përgjigje