
Shkodra paska Zot! Martini “hesht” Dajën, Vllaznia s’fal në shtëpi dhe mposht Dinamon
Pas barazimit me Egnatian dhe humbjes kundër Flamurtarit, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe ndal ecurinë pozitive të Dinamos.
Shkodranët kanë mposhtur minimalisht kryeqytetasit, duke i ndalur këta të fundit pas 7 ndeshjeve radhazi pa humbje.
Skuadra e drejtuar nga Edi Martini gjeti golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 13 me Balajn, pasi topi mbërriti te sulmuesi me një devijim të Qefalisë.
Me këtë fitore, Vllaznia kryeson Superioren me 23 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e 4 me 18 pikë.
Pas pushimit të kombëtareve, dy ekipet do të kenë sfida mjaft delikate. Vllaznia do të udhëtojë drejt kryeqytetit ku do të ndeshet me Partizanin, ndërsa Dinamo do të presë në shtëpi Elbasanin.
Pas përfundimit të ndeshjes foli trajneri fitues, Edi Martini.
Kallaku? Është mirë, do të shohim nesër rezonancën. Do bëjmë çmos, sikur jashtë ta çojmë, që të bëhet sa më mirë.
Festa? Ritmi i kampionatit, megjithatë kundër Dinamos nuk është njësoj si të luash me Dinamon para disa viteve. Kjo është skuadër më e fortë, Dinamos. Vjet nuk kam qenë pjesë e Vllaznisë, kemi dalë në vendin e dytë dhe ata të tretë, ka momente që njerëzit nuk dinë çfarë thonë.
Deklarata? Unë mendoj se dashuria më e madhe që kam për këtë fanelë, më shumë se tjerat.
I kërkova djemve që këtë ndeshje duhet ta fitojnë patjetër. Duhet të alternohej Gurishta me Krymin, kur Gurishta të shkonte përpara të ishte stoper Krymi. Lodhja bën të veten. Gjendja nuk ka qenë e mirë. Kjo ndeshje ishte për të marrë pikë. Nëse ndaj Dinamos në Elbasan kemi bërë lojë dhe kemi humbur, sot kanë luajtur ata dhe fituam ne. Më pëlqen kështu.
Rrezikova dhe të them të drejtën kërkova nga dy sulmuesit, që pjesën e dytë ta fillonim në presing lart. Gjendja fizike dhe dëshira për fitore, e kthyen ekipin mbrapa. Dinamo luajti më mirë, ne fituam pikët, ashtu si ndodhi në fazën e parë.
Ne kishim llogaritur që të shënonim, i kam kërkuar djemve përqendrim te 20 minutat e para që të kalonim në avantazh. Nuk doja të ulesha aq poshtë, por në lojën që ne bëjmë, nëse nuk jemi të freskët, prishet ekuilibri. Ramë më poshtë, sakrifikuam të gjithë. Qaton e nxora nga e djathta, nuk është roli i tij natyral. Ishte sakrificë e të gjithëve. Sot kemi treguar se përveç lojës së bukur, dimë të fitojmë dhe me lojë të keqe. Kjo është shumë e rëndësishme për mua sot.
Topat? I kemi marrë borxh”, u shpreh Martini për “RTSH”.
Nga ana tjetër, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka shprehur keqardhjen e tij se ekipi doli pa pikë përballë Vllaznisë, pasi ekipi e kishte dominuar ndeshjen.
Tensioni? Si duket rivaliteti, ngaqë vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë dhe Vllaznia ka kënaqësinë kur luan me ne se i kemi mësuar se si luhet futbolli. Ka qenë një ekip që luante futboll gjithë kohës, tani është kënaqësi të luash në fushat e futbollit të saj, jo edhe aq në tribuna. Kur ka rivalitet, ka edhe gjëra të bukura se në fund fare kemi bërë një 75 minutash pothuajse në gjysmëfushën e tyre. Përveç golit me devijim, kishim aq shumë raste. Ajo që na mungoi në këtë ndeshje ishte finalizimi, edhe pse mbroheshin me shumë forca në 1/3 të mbrojtjes me bllok shumë të ulët, me kombinacione të shpejta dhe me pasim filtruese. Kemi pasur shumë raste, ky është futbolli. Besoj se kemi qenë shumë më lart, edhe futbollistëve u thashë meritoni çdo gjë të mirë që kemi bërë se në fund rritëm mentalitet fituesi. Se të mbash Vllazninë 75 minuta në gjysmëfushën e vet është mrekulli, se ta mbash e kesh raste për të shënuar.
Ndaj e thashë 75 minuta edhe për meritë të kundërshtarit ndoshta, por akoma nuk ishim futur në lojë, ndaj nuk thashë në gjithë 90 minuta. Se përveç atyre minutave të parë, gjithë ndeshja foli për ne, të vetmin peng që kam janë raste e shumta që nuk u finalizuan.
Kishte pak probleme taktikisht se duhej të bënim më shpejt presing në krahun e majtë të kundërshtarit, por kjo vjen se Andre nuk është mbrojtës krahu dhe kohët e fundit ishte në qendër. Kjo ishte e vetmja problematike që linim Vllazninë të ndryshonte krahun e lojës, e zgjidhëm dhe pastaj funksionoi çdo gjë perfekt.
Dy fashot e Vllaznisë ishin shumë lart dhe edhe në këto 15 minuta të para ishin gabime tonat që nuk e nxirrnim dot topin se kishte shumë hapësira. Në pjesën e dytë sidomos e rregulloi pozicionimin Berisha dhe po ta vini re, ishte ai që merrte më shumë topa për të nisur sulmin e shpejtë.
Normalisht ishte strategji në raport me kundërshtarin, zhvendosja e Bregut djathtas se ishte me gjendje shëndetësore jo të mirë Nani, që nuk ishte në dispozicion, është një forcë shumë e mirë për ne në atë zonë. I vetmi që mund ta mbulonte atë, që duhej të jepnim më shumë lëvizshmëri, që nuk do bënte 9 fals në qendër, por në 10, duke kaluar nga e djathta në qendër.
Guindo? Ishte ndërrim i detyruar, është e drejtë, por ishte i detyruar. Nëse e shihni rastin që kishte, ishte e i pamundur të godiste me të djathtën ku kishte probleme”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.
Ku te hillete shorti veri jug dhe shorti komunitete futboll kategoria kater dritan Mehmeti tek Tirana kercyra tranjeri do jete erjon xhava Gjirokastra tranjer do jete alban tafaj kukes tranjer do jete nevil dede Jong boy tiraana do jete erbin fagu
Vllaznia luajti dobet ne kete ndeshje si asnjehere tjeter ne kete kampionat