TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 20:09

Derbi i Torinos nuk prodhon fitues, Juventusi zhgënjen sërish; në fushë Ismajli dhe Asllani

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i Torinos nuk prodhon fitues, Juventusi zhgënjen sërish; në

Juventusi i drejtuar nga Luçiano Spaleti ka zhgënjyer sërish, duke mos marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Torinos, pas barazimit 0-0.

Edhe pse bardhezinjtë dominuan lojën dhe krijuan më shumë volum, rastet e pastra munguan dhe ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. Edon Zhegrova u fut në fushë në minutën e 64 në vend të Konseisaos, por pa arritur dot ndryshonte rezultatin.

Për Torinon, Ardian Ismajli e nisi titullar dhe ishte një nga më të mirët në fushë, ndërsa Kristjan Asllani luajti vetëm pjesën e dytë. Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e 5 me 19 pikë, Torino në vendin e 11 me 14 pikë.

juventus torino seria

Lini një Përgjigje