TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 21:14

Atalanta kërkon 60 mln euro, Interi sakrifikon Kristjan Asllanin për të arritur te 25-vjeçari i bergamaskëve

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta kërkon 60 mln euro, Interi sakrifikon Kristjan Asllanin për

Interi i bashkohet Juventusit dhe jo vetëm, pasi e duan edhe klube të tjera, garës për të transferuar mesfushorin e Atalantës, brazilianin Ederson. Klubi bergamask do të lejojë largimin e mesfushorit 25-vjeçar vetëm nëse paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij, e cila është 60 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “Corriere di Bergamo”, Interi po mendon të përfshijë edhe shqiptarin Kristjan Asllani në këtë operacion, me qëllim për të mos paguar direkt vlerën 60 milionë euro. Pra, propozimi i klubit zikaltër për Atalantën është ky: Kristian Asllani plus një shumë e caktuar parash, e cila ende nuk është bërë e ditur, por ideja është që kostoja totale të jetë rreth 55-60 milionë euro, për t’iu përafruar shumës që kërkon Atalanta. Vlera e kartonit të Asllanit aktualisht është rreth 14 milionë euro.

Përveç kësaj piste, për Asllanin ka interes serioz edhe nga klubi i Fiorentinës. Dëshira e mesfushorit elbasanas është të vazhdojë të qendrojë tek Interi, por shanset për një largim nga zikaltrit këtë verë janë vërtet shumë të mëdha.

kristjan asllani inter atalanta

Lini një Përgjigje