TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 22:54

Arsenali mposht Atletikon, “Topçinjtë” rikthehen në finalen e Champions League pas 20 vitesh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali mposht Atletikon, “Topçinjtë” rikthehen në

Arsenali rikthehet në majën e Europës pas 20 vitesh, ku hera e fundit për ekipin e Artetës ishte viti 2006, ku londinezët u mposhtën nga Barcelona me shifrat 2-1. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Atletikon e Madridit dhe kualifikohen në finalen e Champions League, pasi ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në “Wanda Metropolitano” në Madrid ishte mbyllur në barazim 1-1.

Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 44, ku pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Troshard e grushtuar nga Jan Oblak, ishte Bukajo Saka i cili u gjend në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.


Një moment i diskutueshëm ishte ai i minutës së 35-të ku pati një kontakt brenda në zonë mes Leandro Troshard dhe Antoin Grizman, por arbitri hodhi poshtë pretendimet e londinezëve për penallti dhe vazhdoi lojën normalisht.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Topçinjtë”.

Në minutën e 51, Xhovani Simeone shpërdoroi një rast të artë me portën e boshatisur, teksa u vu në presion nga Saliba.  

Në minutën e 66, Arsenali iu afrua golit të sigurisë me Giokeres, por sulmuesi suedez nuk finalizoi dot një shans të artë në afërsi të pikës së penalltisë.

Në finalen e madhe të Budapestit që do të zhvillohet më 30 maj në orën 18:00, Arsenali do të ndeshet me fituesin e çiftit Bajern Mynih-PSG, ndeshje e cila do të luhet nesër në orën 21:00 në "Allianz Arena". Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Parc D’es Prince” është mbyllur me fitoren e francezëve me rezultatin 4-5.

 

 

arsenal atletiko madrid champions league

Lini një Përgjigje