TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2023, 22:59

Arsenali beson ende te titulli, “Topçinjve” u mjaftojnë vetëm 45 minuta për të fundosur Çelsin

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali beson ende te titulli, “Topçinjve” u mjaftojnë

Përfundon derbi londinez i javës së 34 të Premier Ligës. Pas 3 barazimeve radhazi dhe humbjes së pësuar në përballjen direkte me Mançester Sitin, Arsenali ka mposhtur Çelsin me rezultatin e pastër 3-1, duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje.

Pjesa e parë nuk ka pati histori dhe u dominua plotësisht nga skuadra e Mikel Artetës, që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e trefishtë 3-0.

13 minuta pas shënimit të golit të parë “Topçinjtë” realizuan 2 gola të shpejtë duke i vënë “vulën” fitores në “Emirates Stadium” ndaj Çelsit.

Në minutën e 31, pas një kombinimi Xhaka-Odegard erdhi goli i dytë me norvegjezin që mposhti sërish portierin Kepa me një goditje fantastike nga brenda zonës.

Ndërsa vetëm 3 minuta më vonë “bomberi” brazilian, Gabriel Zhesus përfitoi nga rrëmuja në zonën e “bluve”, duke çuar topin në rrjetë.

Në minutën e 65, Blutë e Londrës ngushtuan shifrat me Madueke. Me këtë rezultat, Arsenali kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se Mançester Siti, (Qytetarët kanë për të luajtur edhe 2 ndeshje më shumë). Në krahun tjetër, Çelsi renditet në vendin e 12 me 39 pikë.

arsenali çelsi premier liga

Lini një Përgjigje