
Armando Sadiku e ka bërë menjëherë “sefte” te skuadra e re. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te Belinzona.
Në minutën e 33 të ndeshjes kundër Lausane, Sadiku tundi rrjetën e kundërshtarëve, duke kaluar në avantazh të tijtë. Një gol mjaft i rëndësishëm për shqiptarin, i cili e nis siç dihet aventurën e tij të re në Zvicër.
Ndërkohë fatkeqësisht goli i tij mori vlerën e 1 pikëve, pasi ndeshja përfundoi 2-2. Skuadra e Sadikut mban në vendin e fundit në klasifikim, teksa në 2 ndeshje të zhvilluara deri tani ka grumbulluar vetëm 1 pikë.
Lini një Përgjigje