TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2025, 20:53

Trajneri serb zhgënjen në debutimin e Partizanit, tifozët e kuq shfryjnë në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri serb zhgënjen në debutimin e Partizanit, tifozët e kuq

Në “Arenën e Demava” është luajtur miqësorja mes Partizanit vendas dhe Bylisit. Ndeshja ka përfunduar me “rrjeta të paprekura”, 0-0. Për trajnerin Mladen Milinkovic, ky “test” përkoi me debutimin te “Demat e Kuq”.

Një ndeshje ku Partizani e dominoi rivalin, por i mungoi cinizmi para porte. Kartoni i kuq në minutën e 40, me të ndëshkuar Ismailin, ndikoi në rrjedhën e lojës, duke i lënë vendasit me 1 lojtar më pak për pjesën tjetër të takimit.

Ende Partizani lundron në “ujëra të trubullta”, krahas rendimentit të treguar në miqësore. Të njëjtën “fytyrë” ka treguar edhe Bylisi nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, jo bindës.   

Trajneri serb zhgënjen në debutimin e Partizanit, tifozët e kuq

Më të zhgënjyer nga ky test miqësor duket se kanë mbetur tifozët e kuq, të cilët presin më shumë nga skuadra e tyre. 

Kjo gjë u pasqyrua dhe në komentet e shumta të tifozëve të Partizanit, në faqen zyrtare të klubit ku është raportuar edhe rezultati i kësaj miqësoreje. 

Trajneri serb zhgënjen në debutimin e Partizanit, tifozët e kuq

partizani bylis ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje