TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2026, 14:37

Dhunohet murali i heroit; dëmtohet në Barcelonë vepra artistike për yllin Ferran Torres

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet murali i heroit; dëmtohet në Barcelonë vepra artistike

Ka mbijetuar vetëm për 24 orë murali në Barcelonë kushtuar heroit të finales së Kupës së Botës, Ferran Torres.

Mediat spanjolle publikojnë video të dëmtimit të tij nga persona të panjohur. Murali u krijua nga artisti urban Salvatore Benintende pasi sulmuesi shënoi golin e fitores kundër Argjentinës thuajse në fund të kohës shtesë.

Nuk dihen arsyet e këtij akti vandal, por ndoshta mund të jetë nga nacionalistë katalanas që nuk dëshirojnë që Katalonja të jetë pjesë e Spanjës.

Ferran Torres është futbollist pikërisht i Barcelonës, ndërsa policia ka nisur hetimin për të gjetur autorin.

 

spanjë

Lini një Përgjigje