TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2023, 17:07

Aksident masiv në Turin e Francës, plagosen 30 çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident masiv në Turin e Francës, plagosen 30 çiklistë,

Luis Meintjes dhe Antonio Pedrero kanë braktisur "Tour de France" në çiklizëm pas një përplasjeje masive në kilometrat e para të etapës së 14, që ndaluan garën për të lejuar 30 çiklistë të merrnin kujdesin mjekësor. Përplasja masive ndodhi 6 km nga nisja, kur pelotoni u shtri në mes të një grumbulli sulmesh dhe kundërsulmesh të hershme.

Rreth 50 çiklistë u ndalën nga incidenti, i cili u duk se u shkaktua nga një sportist që rrëshqiti në një cep të lagësht të rrugës. Komisarët morën shpejt vendimin për të bllokuar garën dhe pelotoni ndaloi për 29 minuta përpara se gara të fillonte sërish.

Pedrero mori trajtim mjeksëor në anë të rrugës përpara se të transportohej në një ambulancë. Spanjolli ishte çiklisti i dytë i Movistar që braktis turneun, pasi udhëheqësi i tij Enrik Mas u rrëzua në ditën e parë në Bilbao.

Meintjes doli nga gara me atë që në radio e përshkroi si një dëmtim në krah. Çiklisti i Intermarché-Circus-Wanty kishte qenë i 13 në renditje pas dy javësh garash.

Maksim Van Xhils (Lotto-Dstny) dhe Metju Burgado (Total Energies) ishin ndër shumë sportistë të tjerë që morën trajtim për lëndimet e pësuara në përplasje, por ata ishin në gjendje të ktheheshin në grup për rifillimin e garës.

turi i francës luis meintjes antonio pedrero

Lini një Përgjigje