TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2026, 19:32

Abissnet Superiore/ Java e parafundit përcakton 4 ekipet që do të luajnë në Europë, Tirana shmang rënien direkte

Shkruar nga Pamfleti
Abissnet Superiore/ Java e parafundit përcakton 4 ekipet që do të
abissnet superiore

Java e parafundit e Kategorisë Superiore ka dhënë verdikte të rëndësishme si për mbijetesën, ashtu edhe për garën europiane. Në fokus të kësaj faze finale ka qenë lufta për të shmangur rënien nga kategoria dhe rezultatet e sotme duket se kanë sqaruar në masë të madhe fatet e skuadrave.

Flamurtari ka vulosur një sezon zhgënjyes, duke rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë vetëm një vit pas rikthimit në elitë. Barazimi ndaj Teutës i ka hequr çdo mundësi mbijetese skuadrës vlonjate, e cila mban vendin e fundit me 39 pikë, tre më pak se Teuta dhe Vora. Duke qenë se këto dy skuadra kanë avantazhin në ndeshjet direkte, Flamurtari nuk mund t’i parakalojë më në javën e fundit.

Nga ana tjetër, Tirana ka arritur të shmangë rënien direkte, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi kanë kaluar një sezon të vështirë dhe plot probleme, por sipas llogarive aktuale, maksimumi që mund t’u ndodhë është të përfundojnë në vendin e tetë, që të çon në “play-out”. Tirana ka avantazh në ndeshjet direkte ndaj Bylisit, çka i favorizon në renditje.

Megjithatë, bardheblutë do të kenë nevojë për fitore ndaj Elbasanit në javën e fundit për të siguruar vendin e shtatë. Në rast të një hapi fals dhe një fitoreje të Vorës, skuadra vorake do të përfitonte nga avantazhi në përballjet direkte.

Situatë delikate mbetet edhe për Teutën, e cila ka komplikuar pozitat në javët e fundit. Durrsakëve u duhet domosdoshmërisht fitorja ndaj Egnatias në “Niko Dovana” për të shmangur rrezikun.

Ndërkohë, në krye të renditjes, Partizani ka humbur përfundimisht mundësinë për të siguruar pjesëmarrjen në Europë, duke mbyllur një sezon me luhatje dhe nën pritshmëri.

Katër skuadrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet europiane tashmë janë përcaktuar. Elbasani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo kanë siguruar zyrtarisht një vend në Europë. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet mes Egnatias dhe Dinamos, çka bën që edhe vendi i katërt në kampionat të përfitojë automatikisht kualifikimin europian.

tirana dinamo partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje