TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 21:36

7 gola me skuadrën e Slaven Belupos, sulmuesi shqiptar e mbyll sezonin me një realizim fantastik në kampionatin kroat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

7 gola me skuadrën e Slaven Belupos, sulmuesi shqiptar e mbyll sezonin me

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Hoxha, e mbylli sezonin 2022-2023 me gol në elitën e futbollit kroat. 24-vjeçari realizoi në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Slaven Belupo, arriti në transfertë ndaj Istrës. 

Hoxha realizoi një gol tepër special me kokë në minutën e 56, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm ekipit të tij. Vlen të theksohet fakti se 24-vjeçari, këtë sezon arriti të realizonte 7 gola si dhe regjistroi 2 asiste në 33 ndeshje. 

Për sa i përket renditjes, skuadra e Slaven Belupos e mbylli kampionatin në vendin e 8 me 43 pikë në 36 ndeshje.

 

arbër hoxha sulmuesi shqiptar i kosovës slaven belupo

Lini një Përgjigje