
Sevija dhe Reali i Madridit kanë përplasur brirët në javën e 37 të La Ligës. Ndjeshe plot me emocione për të dyja skuadrat. Andaluzët kërkonin të fitonin me çdo kusht ndeshjen për objektivin Europë dhe arriti të kalonte në avantazh që në minutën e 3 me anë të Mir.
Avantazhi për vendasit zgjati vetëm 26 minuta, pasi Rodrigo barazoi shifrat për madrilenët me një goditje dënimi. Pjesa e parë u mbyllnë barazim, ndërsa e dyta filloi mirë për miqtë, ku sërish i njëjti autor gjeti golin e dytë në minutën e 69, duke i dhënë kështu fitoren të tijve.
Me këtë fitore, Reali blindon vendin e dytë, ndërsa Sevija e shikon vetën në vendin e 10, duke zbehur të gjitha mundësitë për një kualifikim në Europë sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje