TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2025, 18:07

30 minuta në fushë për Ernest Muçin, Strakosha titullar me AEK-un; lajme pozitive për legjionarët kuqezi në Kupat e Europës

Shkruar nga Pamfleti

30 minuta në fushë për Ernest Muçin, Strakosha titullar me

Lajme pozitive për legjionarët tanë të aktivizuar në sfidat e para të turit të dytë të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, këtë të enjte.

Kështu mesfushori fantazist Ernest Muçi, bëri debutimin këtë sezon të ri me fanelën e Beshiktashit, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës, ndaj Shakhtarit të Donjeckut.

Muçi nuk u aktivizua si titullar nga ana e teknikut norvegjez Ole Gunar Solskjaer. Futbollisti i kombëtares tonë hyri në fushën e lojës në minutën e 60. Ndeshja e parë në këtë fazë eleminatore nuk shkoi poztitivisht për gjigandët nga Stambolli, pasi Beshiktashi u mund me shifrat 2-4 ndaj ekipit ukrainas. Këtë sezon Beshiktashi ka ndryshuar shumë, ndërkohë ende nuk dihet me siguri nëse pjesë e ekipit për këtë sezon do të jetë sërish Ernest Muçi.

Ndërkohë në turin e dytë të ligës së Konferencës u përballën në Athinë, AEK ndaj ekipit izraelit të Hapoel Ber Sheva. Sfida u fitua nga grekët minimalisht 1-0, por lajmi i mirë ishte aktivizimi si titullar mes shtyllave për AEK-un, të portierit të ekipit tonë përfaqësues, Thomas Strakosha. Kujtojmë që Strakosha gjatë fazës së dytë sezonin e shkuar e humbi vendin e titullarit në portë, ndërsa këtë sezon do të kërkojë të rifitojë besimin e trajnerit.

ernest muçi tomas strakosha

Lini një Përgjigje