TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2025, 17:37

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, oraret e ndeshjeve të kthimit në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, oraret e

Mesjava e kompeticioneve ndërkombëtare është lënë pas, por skuadrat menjëherë kanë nisur punën për ndeshjet e kthimit të tyre, që do të përcaktojnë kalimin apo jo në turin e tretë në kompeticionet përkatëse. Të gjitha ekipet kanë axhendën e qartë të konfirmuar në UEFA sa i përket ditëve dhe orareve në të cilat luajnë, teksa janë 8 ekipe shqiptare ende në garë.

Dy të parat që luajnë janë Drita dhe Shkëndija e Tetovës, të cilat luajnë përkatësisht të martën dhe të mërkurën ndeshjet e tyre të kthimit në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë, të 6 skuadrat e tjera në Ligën e Konferencës luajnë të enjten dhe thuajse në të njëjtat orare. Sa u përket skuadrave të Superiores, Dinamo dhe Vllaznia i nisin takimet përkatëse në orën 20:45, ndërsa në orën 21:00 luhet ndeshja e Egnatias.

29.07.2025

Liga e Kampioneve

Drita-Kopenhagë ora 20:00

30.07.2025

Liga e Kampioneve

FCSB-Shkëndija Tetovë ora 19:30

31.07.2025

Liga e Konferencës

Prishtina-Larne ora 20:00

Rapid Vjenë-Deciç ora 20:30

Dinamo-Atletik Eskaldes ora 20:45

Floriana-Ballkani ora 20:45

Vikingur-Vllaznia ora 20:45

Egnatia-Dinamo Minsk ora 21:00

 

 

egnatia vllaznia dinamo liga e konferencës

Lini një Përgjigje