TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2025, 16:52

Pjesë e grupit të Flamurtarit që siguroi Superioren, ish-mbrojtësi i kombëtares prezantohet te skuadra e kategorisë së tretë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të Flamurtarit që siguroi Superioren,

Nis një aventurë e re për Albi Allën. Mbrojtësi i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanelën e Kombëtares shqiptare, është kthyer të luajë në futbollin grek, duke firmosur për ekipin e P.O. Atsaleniou.

Ka qenë vetë klubi grek, i cili militon në kategorinë e tretë të këtij vendi, ai që ka bërë të ditur për këtë transferim që është i bujshëm për të, duke pasur parasysh eksperiencën e Albi Allës.

Mbrojtësi ka luajtur për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar, ka një eksperiencë disavjeçare dhe në futbollin kinez, ndërsa së fundmi ishte pjesë e grupit të Flamurtarit që siguroi kthimin në Superiore.

Kategoria e tretë është një eksperiencë e re për mua, një kategori me të cilën nuk kam familjaritet, por jam i sigurt se do të përshtatem shumë shpejt. E di historinë dhe rëndësinë e fanellës së P.O. Atsaleniou dhe jam i lumtur që tani i përkas familjes së kësaj skuadre”, tha ndër të tjera mbrojtësi shqiptar në prezantimin e tij.

albi alla mbrojtësi shqiptar atsaleniou

Lini një Përgjigje