
Kosovari Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri në Slloveni. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Mura, realizoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Mariborit.
Për 25-vjeçarin, i cili u ngjit në kuotën 13 gola në 23 ndeshje sheh veten të luftojë për “Këpucën e Artë” në Slloveni, teksa rival është vetëm Vipotnik i Mariborit me 14 gola.
Mirlind Daku, i cili kaloi te Mura, pas eksperiencës në Kroaci tek Osijeku, është kandidat gjithashtu për të veshur bluzën e Kombëtares së Shqipërisë.
Madje, po punohet intensivisht që futbollisti kosovar (që ka luajtur edhe me Ballkanin e Kukësin) të pajiset me pasaportën shqiptare dhe të jetë pse jo nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për eliminatoret e “EURO 2024”.
Lini një Përgjigje