TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2023, 16:19

Zbuloni emrat e parë që përfliten si konkurrentë të “Big Brother Vip 3”

Shkruar nga Pamfleti

Zbuloni emrat e parë që përfliten si konkurrentë të

Përgatitjet për fillimin e “Big Brother Vip 3” kanë nisur. Arbër Çepani është përfolur si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Pak ditë më parë këngëtarja foli për këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

konkurrente big brother vip

Lini një Përgjigje