TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2023, 12:04

Droga përkeqëson shëndetin e Johnny Depp, shokët e grupit zemërohen me aktorin

Shkruar nga Pamfleti

Droga përkeqëson shëndetin e Johnny Depp, shokët e grupit

Aktori i njohur Johnny Depp kohët e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kevin Costner shkoi në koncertin e Taylor Swift dhe e deklaroi për “Swiftie”. Sipas Life & Style, se miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shëndetin e Depp për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.

“Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style.

60-vjeçari ka anuluar disa shfaqje të grupit të tij muzikor ‘Hollywood Vampires’, i cili përbëhet nga Alice Cooper dhe Joe Perry.

Koncerti i grupit muzikor në Budapest me 18 korrik u anulua më për shkak se Depp u gjet në një gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e tij të hotelit.

“Shokët e tij të grupit ishin të zemëruar, por edhe të shqetësuar. Johnny nuk di të ndalet.”-raportoi Life & Style”.

droga johnny depp

Lini një Përgjigje