
Të tjera telashe për reperin e njohur Noizy-n. Mësohet se pak ditë më parë, Noizy-t i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe të cilën reperi e kishte quajtur “Shakira” u dogj nga një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.
Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo po mendonin për fjalët që do dilnin pas fotos me të.
Lini një Përgjigje