TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2023, 15:07

Noizyt iu dogj makina 120 mijë euro, reagon Cllevio: Më preu në besë mbreti i shapkave

Shkruar nga Pamfleti

Noizyt iu dogj makina 120 mijë euro, reagon Cllevio: Më preu në

Reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy nuk i është djegur makina e modelit “Ferrari”, vlera e të cilit është rreth 300 mijë euro.

Burime nga policia bëjnë me dije se i është vënë flaka një tjetër makine luksoze të Noizy-t që kushton rreth 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për mjetin “Maybach - Mercedez Benz”, të cilin Noizy e linte të parkuar kryesisht para lokalit të tij në Durrës.

Kujtojmë që i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për të djegur makinën e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

Ndërkaq Cllevio Serbiano ka reaguar në rrjetet sociale, duke postuar një fragment të një kënge: “Noizyt nuk i dogjën “Ferrari”-n, por “Maybach”-un”.

Noizyt iu dogj makina 120 mijë euro, reagon Cllevio: Më preu në

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave. Në njoftimin e policisë u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Siar Konti dhe një i mitur 17-vjeçar.

Autori tha se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”, tha ai.

Ndërkohë policia nuk ka bërë të mundur arrestimin e tij pasi Clevio ndodhet jashtë shtetit.

noizy cllevio reperi

Lini një Përgjigje