
Zamira Kita dha një intervistë për programin “Natën me Aulonën”, ku aktorja e mirënjohur ka rrëfyer se si bashkëshorti e ka ndaluar të luajë një rol në film, atë të prostitutës.
“Ka qenë roli i një krye prostitute, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte krye prostituta, jo tha nuk do ta bësh këtë film.”, u shpreh Zamira Kita, e cila rrëfeu se këtë rol e ka ‘pengun e jetës’, duke qenë se do ishte një hap i madh në karrierën e saj.
Lini një Përgjigje