TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Nëntor 2023, 09:56

Nuk ndalet Linda Halimi, pas Bleros akuzon Ledri Vulën: Më ngacmoi në Snapchat

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Linda Halimi, pas Bleros akuzon Ledri Vulën: Më ngacmoi

Pas akuzave ndaj banorit të shtëpisë, Bleros, i cili sipas Linda Halilit ka dashur ta shoqërojë për një gotë verë në dhomën e hotelit, këngëtarja ka shokuar duke u shprehur se edhe Ledri Vula e ka ngacmuar.

Linda shprehet se këngëtari i njohur, Ledri Vula i ka shkruar në rrjetin social “Snapchat” për një bashkëpunim, por këngëtarja këtë mesazh nga reperi duket se e ka marrë si një ngacmim.

Pas deklaratës së Lindës, ishte Buçi ai që nisi të qeshë duke ironizuar këngëtaren.

linda halimi akuza ledri vula

Lini një Përgjigje