TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2023, 19:43

Xheorxhina Rodrigez pasuron tenistin Nadal me 20 mln dollarë, me partneren e Kristiano Ronaldos fitojnë të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Xheorxhina Rodrigez pasuron tenistin Nadal me 20 mln dollarë, me partneren

Rafael Nadal ka bërë një pasuri nga emisioni televiziv i të dashurës së Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez.

Sipas raportimeve, dokumentari i të dashurës së CR7, në Netflix, ‘Unë jam Xheorxhina’ ka ndihmuar legjendën e tenisit Rafael Nadal të fitojë 20 milionë dollarë.

Shfaqja televizive është në sezonin e dytë dhe ka qenë një sukses masiv.

Sipas “La Republica”, shfaqja është rritur 102% nga sezoni i kaluar për sa i përket popullaritetit. Nadal gjithashtu ka përfituar nga kjo.

Përveçse është një nga tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, spanjolli është edhe një biznesmen. Ai ka grumbulluar një pasuri masive prej 225 milionë dollarësh përmes kompanive dhe investimeve të ndryshme.

Një kompani e tillë ishte e përfshirë në prodhimin e serialit televiziv të Xheorxhina Rodrigez. Shfaqja sillet rreth jetës së saj të përditshme dhe marrëdhënies me Kristiano Ronaldon dhe fëmijët e tyre.

xheorxhina rodrigez partnerja e kristiano ronaldos rafael nadal

Lini një Përgjigje