TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2023, 07:30

Greta Koçi “hap zemrën”: Jam prej 4 vitesh e martuar, bashkëshorti është inxhinier

Shkruar nga Pamfleti
Greta Koçi “hap zemrën”: Jam prej 4 vitesh e martuar,
Greta Koçi

Këngëtarja  Greta Koçi ka treguar disa detaje rreth martesës së saj dhe mashkullit që i ka vjedhur zemrën.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, këngëtarja Greta Koçi ka treguar se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit.

Pjesë nga bidesa në studio:

Këngëtarja Koçi thotë se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.

Gerta Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.

Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?

Greta Koçi: Shqiptar.

Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.

 

gresha koçi bashkëshorti

Lini një Përgjigje