
Një portret i shfaqur në Galerinë Kombëtare në Britani ka habitur entuziastët e artit, pasi një nënë dhe vajza e saj panë atë që shumëkujt i kishte shpëtuar.
Portreti i një djali, i pikturuar nga mjeshtri holandez Ferdinand Bol në shekullin e 17-të, paraqet një djalë tetë vjeçar që qëndron në plan të parë duke mbajtur një gotë.
I riu ka veshur një xhaketë dhe pelerinë të zezë, një këmishë të bardhë me mëngë të zhveshur, çorape ngjyrë gështenjë dhe çizme të zeza, në përputhje me periudhën kohore.

Megjithatë, pas një inspektimi më të afërt, duket se këpucët e djalit janë të zbukuruara me një vijë të bardhë, çuditërisht e ngjashme me logon e famshme të “Nike”.
Fakti që Nike u themelua qindra vjet pasi u pikturua portreti, ka bërë që disa të sugjerojnë se vepra e artit është provë se udhëtimi në kohë ekziston.
Fiona Foskett, 57 vjeç, vuri re detajin e pazakontë gjatë një vizite në galerinë e Londrës me vajzën e saj, Holly, 23. Ajo tha për The Sun : "I thashë vajzës sime: A ka veshur ai një palë këpucë Nike? Duke parë moshën, ai duhet të ketë marrë në dorë çiftin e parë të këpucëve Nike të prodhuar ndonjëherë. Apo është një udhëtar në kohë?".

Lini një Përgjigje