
Hannah Gutierrez Reed është personi që siguroi armën në filmin “Rust”. Ajo së fundmi është shpallur fajtore për vrasje të pavullnetshme në një gjyq që u mbajt në Nju Meksiko, për vrasjen fatale në vitin 2021 të kinematografes, Halyna Hutchins.
Kjo e fundit u vra nga një armë që mbahej nga aktori i famshëm, Alec Baldwin. Ndërkohë Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë dhe ruajtjen e armëve të zjarrit në setin e filmit, u lirua nga akuza për manipulim provash.
Kjo akuzë u ngrit pasi prokurorët pretenduan se ajo i transferoi një “qese të vogël kokaine” dikujt tjetër, pas një interviste policie në ditën e të shtënave më 21 tetor 2021.
Juristët diskutuan për gati tre orë përpara se të merrnin vendimin. 26-vjeçarja, e cila nuk mori qëndrim në mbrojtje të saj gjatë gjyqit në Santa Fe, nuk u emocionua gjatë leximit të vendimit. Më pas ajo u mor në paraburgim.
Nga ana tjetër kujtojmë se Baldwin u deklarua i pafajshëm për vrasjen e pavullnetshme dhe vdekjen e kineastes Halina Hutchins. Aktori u lejua të qëndronte i lirë pa lirim me kusht në bazë të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë së arritur në Gjykatën e Parë të Qarkut në Santa Fe.
Baldwin u akuzua fillimisht në korrik 2023 për të shtënat. Këto akuza u hodhën poshtë muaj më vonë, bazuar në provat se çekiçi në revolver mund të ishte modifikuar, duke e lejuar atë të qëllonte pa e tërhequr këmbëzën.
Lini një Përgjigje