TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2023, 20:50

"Vodhën kursimet e mia të 7 viteve", Mozzik-ut i grabisin shtëpinë: Më kanë marrë 100 mijë euro cash, florinj, ora të shtrenjta dhe armë!

Shkruar nga Pamfleti

"Vodhën kursimet e mia të 7 viteve", Mozzik-ut i grabisin

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit Mozzik, ka rënë pre e grabitjes.

Ka qenë vetë këngëtari që ka denoncuar rastin. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se i kanë grabitur shtëpinë dhe konkretikisht kanë marrë 100 mijë euro kesh, bizhuteri me vlerë monetare më shumë se 100 mijë euro, 15-16 armë me leje, etj.

Ai nuk lë pa falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë, duke theksuar edhe faktin se është tatimpagues i rregullt.

“Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve). Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia që i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi (me leje të gjitha) Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera). Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave ( nëse veç iu intereson mediave).

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kanë vjedhë këta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .
Shnet Paçi", shkruan reperi nga Kosova.

"Vodhën kursimet e mia të 7 viteve", Mozzik-ut i grabisin

mozzik shtepi grabitje 100 mijë euro cash arme

Lini një Përgjigje