TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2023, 12:18

Paloma mbron mikun e saj Ilir Shaqiri, Ronaldo përgjigjet: Fansja ime, nga dilte gjithë ai mllef?

Shkruar nga Pamfleti

Paloma mbron mikun e saj Ilir Shaqiri, Ronaldo përgjigjet: Fansja ime, nga

Paloma, emri i së cilës është Rudina Demneri ishte e ftuar për të komentuar konkurrentët VIP në “DWTS Fan Club”. Ndër konkurrentët që ka komentuar ishte edhe Ronaldo, për të cilin gazetarja u shpreh se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Duket se Paloma ka mbrojtur mikun e saj, Ilir Shaqiri, për të cilin thonë se moderatorja ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Mesa duket ajo nuk ia ka ‘falur’ Ronaldos replikat me balerinin gjatë puntatës së dytë dhe kjo ka bërë që t’i kthehet kolegut.

Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë, nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.

Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”, shkroi Ronaldo, duke i përmendur Palomës edhe ndërhyrjet estetike.

 

Paloma mbron mikun e saj Ilir Shaqiri, Ronaldo përgjigjet: Fansja ime, nga Paloma mbron mikun e saj Ilir Shaqiri, Ronaldo përgjigjet: Fansja ime, nga

paloma sherr ronaldo ilir shaqiri

Lini një Përgjigje