
Prej disa kohësh po aludohet se Kiara Tito është në pritje të ëmbël për herë të parë. Krahas barkut të saj paksa të rrumbullakosur, veshjeve të gjera në daljet e saj të fundit, ka qenë edhe vetë Luizi ai që herë pas here ka “ngacmuar” me postime.
Por duket se Kiara na dha konfirmimin e parë të shtatzënisë. E ftuar në “Fun Club Dancing” ishte Arjola Doci. Ajo e ngacmoi moderatoren duke e pyetur:
“Çfarë e kishe atë nepsin që përmende?”.
Duke qeshur, Kiara na i la “dyert” e hapura për çdo dyshim teksa u përgjigj:
“Është orar dreke ndaj e thashë, por merreni si të doni”, u përgjigj Kiara duke ‘i hedhur benzinë zjarrit’ edhe më shumë.
Lini një Përgjigje