TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2023, 10:01

Albi Nako: Puntata e dytë e DWTS e zbehtë, Iliri dhe Lori dalin nga konteksti

Shkruar nga Pamfleti

Albi Nako: Puntata e dytë e DWTS e zbehtë, Iliri dhe Lori dalin nga

Ditën e djeshme u zbulua se koreografi Albi Nako do jetë pjesë e “Dancing with the stars Fan Club” si opinionist i përhershëm.

Kiara Tito tha se ai do ulet në karrigen e opinionistit çdo javë, ku do flasë mbi programin e kërcimit dhe zhvillimet aty.

Albi foli me kritika për natën e dytë të DWTS.

“Një puntatë më e zbehtë se nata e parë. Pretendimi është më i madh për natën e dytë, në rritje. Është një kast, i shoh se kanë gjëra personale, hatër mbetje nga e shkuara”.

Nako pati një kritikë edhe për kolegët e tij, Ilir Shaqirin dhe Lori Balën.

“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionistë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që ta ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që t’i kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.

albi nako puntata e dyte dwts

Lini një Përgjigje