TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2023, 17:54

Nuk e mbështeti në premierën e filmit, Sara Hoxha u përgjigjet aludimeve se është ndarë nga Ledri

Shkruar nga Pamfleti

Nuk e mbështeti në premierën e filmit, Sara Hoxha u

Pas pjesëmarrjes në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku u shfaq pa partnerin, publiku aludoi se marrëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Vulën është në krizë.

Dyshimet u shtuan më shumë teksa këngëtari nuk e mbështeti influenceren as në mënyrë virtuale.

Sara është shprehur deri më tani se nuk është aspak e vërtetë dhe se Ledri e ka mbështetur në këtë projekt, por së fundmi ka dashur të mos diskutohet më kjo temë.

Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, Sara ua ka vënë “kapakun” të gjitha aludimeve për marrëdhënien me Ledrin.

“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë", ka shkruar Sara.

Nuk e mbështeti në premierën e filmit, Sara Hoxha u

sara hoxha ledri premiera e filmit ndarje

Lini një Përgjigje