TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2023, 13:54

Tentojnë t’i hackerojnë Instagramin, Leonora Jakupi: Ju lutem raportojeni

Shkruar nga Pamfleti

Tentojnë t’i hackerojnë Instagramin, Leonora Jakupi: Ju lutem

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, së fundmi po përballet me një problem kibernetik.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me faktin se disa persona, po mundohen që në emër të saj të përfitojnë në faqet e rreme.

Bëhet fjalë për një faqe të rrejshme të hapur në Facebook me emrin ‘Leonora Jakupi’ por me një font ndryshe shkronjash nga ai i zakonshmi.

Leonora përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se kjo faqe nuk menaxhohet nga ajo, dhe u ka bërë thirrje fansave ta raportojnë.

“Mos bini pre e profileve të rrejshme, ju lutem raportojeni!”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e këtij postimi.

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, teksa pritet të jetë më aktive në fundvit.

Tentojnë t’i hackerojnë Instagramin, Leonora Jakupi: Ju lutem

leonora jakupi instagrami hacker

Lini një Përgjigje