TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2023, 13:53

Vjen ‘era prapësi’, Kristi dhe Dea Mishel nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri

Shkruar nga Pamfleti

Vjen ‘era prapësi’, Kristi dhe Dea Mishel nuk ndahen asnjë

Krist Dragot dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy nga 4 finalistët e ‘Big Brother VIP Albania’. Gjatë javës së fundit në shtëpi, ata krijuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin, e pas përfundimit të eksperiencës janë parë shpesh së bashku.

Tashmë, ata janë më shumë së bashku, pasi janë pjesë e jurisë në ‘She’s on top’, ku komentojnë vajzat e reja që aspirojnë botën e modelingut.

Mirëpo, kimia që kanë mes tyre është përfolur në rrjet si diçka më shumë. ‘Doza’ e dyshimit shtohet akoma më shumë kur shihen së bashku, e kështu ka ndodhur sot.

Dea dhe Kristi kanë shkuar së bashku për ‘shopping’. Ata kanë postuar disa momente në ‘Instastory’ ku shihen duke zgjedhur rroba të ndryshme, mbase për emisionin e radhës.

Ata nuk kanë pranuar se mes tyre ka romancë, por këto veprime na shtojnë akoma më shumë dyshimet…

Vjen ‘era prapësi’, Kristi dhe Dea Mishel nuk ndahen asnjë Vjen ‘era prapësi’, Kristi dhe Dea Mishel nuk ndahen asnjë Vjen ‘era prapësi’, Kristi dhe Dea Mishel nuk ndahen asnjë

krist dragot dea mishel romanc

Lini një Përgjigje